Momente paniku në qendër të Fierit, makina shpërthen në flakë sapo shoferi e ndez, detajet e para

Shqipëria

Momente paniku në qendër të Fierit, makina shpërthen në flakë sapo shoferi e ndez, detajet e para

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Një automjet tip “Mercedes Benz” ka marrë flakë në qendër të Fierit paraditen e sotme.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se incidenti ka ndodhur pranë teatrit Bylis. Sapo drejtuesi ka ndezur mjetin, ai ka shpërthyer ne flakë, teksa ka mundur të dalë menjëherë prej tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe mospërhapjen e tyre në automjetet e parkuara pranë.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat