Rama publikon pamje nga Liqeni i Shirokës: Së shpejti, varkat turistike në dispozicion të vizitorëve

Shqipëria

Rama publikon pamje nga Liqeni i Shirokës: Së shpejti, varkat turistike në dispozicion të vizitorëve

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 08:55
Liqeni i Shirokës

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin kësaj të diele pamje nga Liqeni i Shirokës në Shkodër.

Në postimin në Facebook Rama shkruan se së shpejti varkat do jenë në dispozicion të vizitorëve.

Varkat e veçanta turistike të cilat bashkia e Shkodrës do t’i vendosë në dispozicion të vizitorëve, do të financohen me mbështetjen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë pamje prehëse nga Liqeni i Shirokës në Shkodër, si edhe me disa foto të modelit të varkave turistike, të cilat së shpejti do të vihen në dispozicion të vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj të diel të paqtë”- shkruan Rama.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat