I vihet tritol makinës së biznesmenit nëTiranë, dalin dyshimet e para

Shqipëria

I vihet tritol makinës së biznesmenit nëTiranë, dalin dyshimet e para

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Një shpërthim me tritol është regjistruar 2 ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë. Makinës së një biznesmeni nga Vlora i është vendosur lënda plasëse në pjesën e sipërme të kofanos.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz.

Biznesmeni ka banesën në afërsi dhe kishte parkuar makinën aty pranë. Para hetuesve ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi por pa dhënë emra konkret personash të dyshuar.

Sipas ekpspertëve sasia është nga 30 deri në 50 gram dhe mendohet se ka pasur qëllim mesazh për pronarin e makinës.

Blutë akoma nuk kanë identifikuar autorin dhe po punon me vëzhgimin e kamerave të sigurisë për gjurmimin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat