Vasili: Rama i mbytur në drogë legalizon kanabisin

Shqipëria

Vasili: Rama i mbytur në drogë legalizon kanabisin

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 13:26
Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të legalizuar kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

Vasili është shprehur se çdo shqiptar, qytetar i thjeshtë, intelektual, njeri i medias apo bisnesmen duhet të kuptojë se legalizimi i drogës është goditja më e tmerrshme për jetën, shëndetin dhe vete ekzistencën e vendit.

Postimi:

"Rama i mbytur ne droge legalizon drogen, duke vrare jeten,shendetin dhe shtetin!

Çdo shqiptar, qytetar i thjeshte, intelektual, njeri i medias apo bisnesmen duhet te kuptoje se legalizimi i droges eshte goditja me e tmerrshme per jeten, shendetin dhe vete ekzistencen e vendit

Situata kritike me drogen, narkotrafikun dhe Ramen e rilindjen te bere njesh me te kerkon te kunderten, pra beteje kundra droges, reagim qytetar dhe mospajtim civil masiv.

Askush nuk mund te jete i qete ne familjen e tij, e cila do te goditet ne nje menyre apo tjetren nga legalizimi i droges si nje akt kriminal me pasoja te shumanshme.

Legalizimi per gjoja qellime shendetesore eshte nje alibi e neveritshme ne favor te narkotrafikut dhe nje vrastare e pameshirshme e shendetit vecanerisht per mijra e mijra te rinj.

Qellimi i legalizimit eshte vetem nje: hapja nga Rama dhe qeveria e autostradave per narkotrafikun pa fre, pa kontroll duke legalizuar shnderrimin perfundimtar te Shqiperise ne narkoshtet."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat