Deputeti i PD: Do të rriten përdoruesit e drogës

Shqipëria

Deputeti i PD: Do të rriten përdoruesit e drogës

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 14:09
Ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me projektligjin e miratuar nga qeveria shqiptare, që i hapi rrugë legalizimit të kanabisit për arsye medicinale.

Në një reagim në ‘Facebook’ Shehu thekson se ky vendim është dhuratë mizore nga Rama për të rinjtë shqiptarë. 

Mes të tjerash ai thekson se me këtë ligj do të shumëfishohet përdorimi i drogave në vendin tonë, ndërsa pasojat sipas tij do të jenë të mëdha.

Reagimi i Tritan Shehut:

"Legalizimi i kanabisit, ‘dhurate’ mizore e Rames:

1-Vecanerisht nje ‘dhurate’ mizore per te rinjte:

Ne Shqiperi ky ligj do te shumefishoje perdorimin e drogave ne terresi.

Pasoja eshte vartesia nga ato, probleme te shendetit mendor, morale!

Kanabisi eshte nje shperthyes i skizofrenise.

Ai eshte nje droge, prekursor per perdorimin e drogave te forta.

Reth 85% e te shtruarve ne repartin e toksikologjis ne QSUT me mbi doze droge…e kane filluar kete kalvar me kanabisin."

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat