Identifikohet viktima e aksidentit në Tiranë

Shqipëria

Identifikohet viktima e aksidentit në Tiranë

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Një aksidenti i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, rezultoi të ishte fatal për këmbësorin.

Mendohet se ai ka kaluar rrugën nga ku u përplas nga një motomjet dhe humbi jetën.

Veç kalimit të palejuar në autostradë në errësirë, shkak për aksidentin dyshohet të jetë edhe shpejtësia që po lëvizte drejtuesi i motorit tip “Honda”.

Viktima mësohet të jetë 83 vjeçari Enver Kasolli, banues në Tiranë, i cili vuante nga Alzhaimeri dhe rezultonte i humbur që një ditë më parë. Në skemën e krijuar nga policia në vendngjarje, dyshohet se 83 vjeçari ka qenë duke ecur anës autostradës dhe është futur papritur në aksin ku ka shpeshtësi lëvizje automjetesh,  çka si pasojë pas përplasjes gjeti vdekjen e menjëhershme.

Policia dhe ambulanca u lajmëruan nga drejtuesi i motomjetit, por prania e tyre nuk arriti të shpëtonte viktimën. I moshuari u gjet me pultin e televizorit në duar në çastet e fundit të jetës, teksa policia në njoftimin e parë për shtyp e cilësonte si shtetas të paidentifikuar, në mungesë të dokumenteve të identifikimit.

Kanë qenë të afërmit e tij, të cilët pas publikimit të lajmit në media kanë konfirmuar identitetin e Enver Kasollit tek uniformat blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat