A do arrestohet Putin nëse shkon në Turqi? Gazetari Brahaj jep detajet

Shqipëria

A do arrestohet Putin nëse shkon në Turqi? Gazetari Brahaj jep detajet

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 16:44
Vladimir Putin

Në media është publikuar lajmi se presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të shkojë në Turqi ku do të zhvillojë një takim me homologun e tij turk Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari Sokol Brahaj theksoi se Turqia nuk është e detyruar të arrestoj Putin duke qenë se ky i fundit po viziton për herë të parë një vend anëtar të NATO-së që pas agresionit rus në Ukrainë.

“Duhet të thënë se janë 123 vende të botës që  kanë hedhur firmën në këtë Gjykatë, por Turqia nuk është e detyruar ta arrestojë pavarësisht se ka mendime të tjera. Kjo është hera e parë që Putin shkon në një shtet anëtar të NATO-së që nga agresioni rus në Ukrainë.

Duhet thënë se është një lojë strategjike për shumë gjëra.  Putin i ka ofruar Turqisë që ta bëjnë një qendër të gazit natyral ku dhe çmimet e gazsjellësit në Europë e vendosën po nga Turqia.  Nuk dihet ende data e takimit por besohet se do të jetë brenda qershorit dhe pika kryesore është se Erdogan dhe Putin kanë marrëdhënie të mira”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat