“Basha ka qenë pranë nesh, s’ka ikur asnjëherë”, Karabina: U tërhoq për PD-në

Shqipëria

“Basha ka qenë pranë nesh, s’ka ikur asnjëherë”, Karabina: U tërhoq për PD-në

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 18:30
Lulzim Basha

Anëtarja e kryesisë së PD, Mirela Karabina tha në një intervistë për Euronews Albania se Lulzim Basha ka qenë gjatë gjithë kohës mbështetës i PD në fushatë, edhe pse jo publikisht.

Sipas saj, Basha s’ka ikur asnjëherë nga PD dhe tërheqja e bërë mbi 1 vit më parë ishte për të mirën e partisë.

“Basha nuk ka qenë publikisht, por ka qenë mbështetës gjatë gjithë fushatës, publikisht zgjodhi të mos dilte duke qenë se PD drejtohej nga Alibeaj.

Basha ka qenë pranë nesh, nuk ka ikur asnjëherë. Basha bëri një tërheqje që demokratët të gjenin një zgjidhje. E bëri këtë tërheqje për të mirën e PD”, tha Karabina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat