Ministrja Margariti inspekton përgatitjet për festivalin folklorik të Gjirokastrës

Shqipëria

Ministrja Margariti inspekton përgatitjet për festivalin folklorik të Gjirokastrës

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 19:06
Ministrja Elva Margariti

Ministrja Margariti inspekton përgatitjet për festivalin folklorik të GjirokastrëMinistrja e Kulturës, Elva Margariti ka inspektuar ecurinë e punimeve përgatitore për organizimin e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, në periudhën 24 qershor -1 korrik.

Ministrja Margariti e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, ka qenë e pranishme në mjediset e kalasë së Argjiros dhe zonën historike. Mes të tjerash ajo ka vlerësuar punën e bërë duke garantuar ecurinë e suksesshme të këtij eventi të traditës dhe folkut mbarëkombëtar.

“Jam shumë e kënaqur që me grupin që kemi punuar në fakt që më parë sepse përgatiteshim që në 2020 për të vazhduar më pas me radhë në vitet në vijim, tashmë shikojmë finalizimin e të gjithë atyre përpjekjeve tona dhe për Gjirokastrën besoj se nuk ka moment më të mirë të celebrojë jo vetëm të bukurën e folklorit shqiptar por edhe të gjithë gjallërinë që të gjithë e shohim dhe e prekim, Gjirokastra është kthyer tashmë në një muze në qiell të hapur ku përpos gjithë pjesës së restaurimit dhe Qafës së Pazarit po gumëzhon përditë nga artizanët,nga turistët edhe nga të gjithë ato takimet që  bëjmë në restorantet për kulinarinë kështu që në kala më pas, në kurorën e qytetit do të festojmë edhe atë të gjithëbukurën shqiptare që lidhet me kostumet, që lidhet me gjithë repertorin e bukur të traditës”, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti

Festivali Folklorik Kombëtar rikthehet pas 8 vitesh ndërprerje në Gjirokastër. Në edicionin e 11 të tij, në skenën e kalasë së Argjiros do të ngjiten rreth 1 200 artistë popullorë nga hapësira mbarëshqiptare. Ky event do të ndikojë edhe në zhvillimin e turizmit në qytetin e gurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat