Shoqëroi Ervis Martinajn para zhdukjes, dënohet me 2 vjet e 10 muaj burg ish-polici

Shqipëria

Shoqëroi Ervis Martinajn para zhdukjes, dënohet me 2 vjet e 10 muaj burg ish-polici

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 19:38
Ervis Martinaj

Gjykata e Lezhës dënoi me 2 vite e 10 muaj Jeton Lamin, policin që shoqëronte Ervis Martinaj para se të zhdukej pa gjurmë.

Vendimi është dhënë gjatë kësaj jave. Për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1 e 3 e dënimit. Dënimi për ish-oficerin e forcave operacionale është për shpërdorim detyre.

Lami nuk pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë.

Jeton Lami ka shoqëruar Ervis Martinajn për disa ditë para se i shumëkërkuari të humbte gjurmët në aksion Tiranë-Durrës.

9 gushti i vitit 2022 është dita kur familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktet me të afërmin e tyre. Prej orës 20:00 të asaj dite, ata nuk kanë kontaktuar me Martinajn edhe nëpërmjet personave të tretë.

Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e rrëmbimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat