Turistët e drogës në Shqipëri/ Dhjetëra të huaj janë arrestuar si shpërndarës në plazhet e vendit

Shqipëria

Turistët e drogës në Shqipëri/ Dhjetëra të huaj janë arrestuar si shpërndarës në plazhet e vendit

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 20:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Prej vitesh, tashmë shumë të rinj shqiptarë kanë ikur drejt Anglisë dhe janë etiketuar si “çunat e Londrës”, pasi një pjesë e tyre janë përfshirë në trafik droge apo në aktivitetin e “shtëpive të barit”, duke stigmatizuar dhe pjesën tjetër të emigrantëve si shpërndarës droge dhe trafikant.

Por tashmë rolet po ndryshojnë, janë anglezët ata që nuk vijnë vetëm për turizëm e festa të çmendura në vendin tonë, por edhe për të shpërndarë drogë.

Rasti i parë që nxori në pah këtë fenomen u shënua më 4 qershor, ku në Dhërmi u arrestuan 2 turistë anglezë të moshave 27 dhe 33 vjeç, të cilët shpërndanin lëndë narkotike kanabis, kokainë dhe ekstazi. Policia shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre, gjithashtu shtetas anglez. Klientët ishin kryesisht po të huaj që frekuentonin bregdetin shqiptar. Gjithashtu u sekuestruan shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht 3 mln lekë, 12 mijë euro dhe 2 mijë paund.

Gjashtë ditë më vonë, në një tjetër operacion, policia vuri në pranga 2 të rinj të tjerë anglezë që shpërndanin në Dhërmi drogëra të forta. Nga kontrolli i tyre policia sekuestroi 37 doza të lëndës narkotike GHB (Gamma- hydroxybutyrate) që njihet ndryshe dhe si droga e seksit. Arrestimi i katër londinezëve bëri jehonë dhe në mediat angleze.

Më 12 qershor, pesë të huaj të tjerë ranë në pranga të policisë me të njëjtën akuzë. Katër të rinj të moshave nga 27 deri në 40 vjeç nga Spanja, Brazili, Argjentina dhe Italia u arrestuan, sepse policia u gjeti dhe sekuestroi 160 doza të lëndës narkotike GHB (Gamma-hydroxybutyrate) dhe doza të drogave të tjera të forta. Nga veprimet hetimore, dyshohet se pesë të arrestuarit kishin ardhur si turistë në Dhërmi dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat