​17 mijë punëtorë të rinj në tremujorin e parë në Shqipëri, shumica mbi 65 vjeç

Shqipëria

​17 mijë punëtorë të rinj në tremujorin e parë në Shqipëri, shumica mbi 65 vjeç

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Punësimi në Shqipëri është në nivele historike, por shkalla e papunësisë, një raport i të papunëve kundrejt forcës punëtore është rritur lehtazi.

Shifrat ngjajnë kontradiktore. INSTAT bën me dije se ishin gati 11 700 persona të moshës 15- 64 vjeç që dolën jashtë pune. Në këto kushte, pyetja që shtrohet është ku u gjendën 17 mijë punonjës të cilët sollën dhe rritjen e shifrës totale të punësimit? Statistikat sugjerojnë se forcat e reja që i janë shtuar tregut janë pensionistët, popullsia mbi 65 vjeç, që me ligjin e ri nuk detyrohen të paguajnë as kontribute.

Sektori që ka kontribuar më shumë në rritjen e punësimit është ai i shërbimit, ndjekur nga bujqësia, ndërsa industria ka pësuar tkurrje.

Një tjetër zhvillim në tregun e punës është pjesëmarrja rekord e popullsisë si forcë punëtore. Në këtë mënyrë është zgjeruar baza e njerëzve që janë në punë dhe janë punëkërkues aktivë dhe është ngushtuar ajo e atyre që janë ekonomikisht jo-aktivë, si studentët apo gratë shtëpiake.

Kjo ka bërë edhe që të rritet lehtazi shkalla e papunësisë me 0.1% nga një tremujor në tjetrin. Ndërkohë në krahasim me vitin e kaluar papunësia ka rënë me 0.4%. Të rinjtë vijojnë të jenë kategoria më problematike. Ata kanë ulur pjesëmarrjen në punësim si dhe kanë rritje në shkallën e papunësisë.

Ndërkohë, gratë po marrin gjithmonë e më shumë pjesë në forcat e punës duke ngushtuar hendekun me burrat. Shkalla e punësimit për gratë u rrit me 2.6% më shumë se burrat në tremujor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat