Mbyllja e kufijve me Serbinë/ Karamuço ngre alarmin: Do të katërfishohet kontrabanda

Shqipëria

Mbyllja e kufijve me Serbinë/ Karamuço ngre alarmin: Do të katërfishohet kontrabanda

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 08:41
Ervin Karamuço,

Analisti Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, është shprehur se janë me qindra miliona euro mallra kontrabandë që futen në Shqipëri.

Ai theksoi se nëse mbyllen kufijtë me Serbinë  kontrabanda e mallrave do të katërfishohet.

Më tej ai nënvizoi se në dy pika kufitare në këtë situatë tensioni kanë nisur të futen dhe armë.

“Janë me qindra miliona euro çdo vit mallra kontrabandë që futet në Shqipëri. Kosova ka bërë luftë dhe vazhdon me përpjekjet e vazhdueshme për ta bërë këtë, sidomos dhe pas asaj që tha Kurti, për bllokimin e mallrave të Serbisë për të hyrë në territorin Kosovar. Kontrabanda do të katërfishohet kontrabanda. Në dy pika kishin filluar që të hynin dhe armë dhe eksploziv”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat