Tritan Shehu: 99% e kanabisit përdoret si drogë, në mjekësi është eksperimental

Shqipëria

Tritan Shehu: 99% e kanabisit përdoret si drogë, në mjekësi është eksperimental

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 08:56
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se 99% e kanabisit përdoret si drogë, ndërsa në mjekësi është eksperimental.

Sipas tij, Shqipëria nuk i ka kapacitetet për të prodhuar kanabis për qëllime eksperimentale.

“Përdorimi kryesor, 99% i sasisë së kanabisit është si drogë. Një sasi e vogël e saj përdoret në eksperimente shkencore, përdoret dhe në mjekësi. Ka shumë droga të tjera që përdoren në mjekësi. Janë opiatet, është kokaina pas një përpunimi të thellë industrial nga një industri shumë e sofistikuar. Kanabisi është akoma në fazën eksperimentale, në fazën e studimit shkencor. Në Shqipëri nuk ka as kapacitet për eksperimente shkencore dhe për përpunimin e kanabisit, e para. E dyta, kërkesat e tregut për përdorimin mjekësor të kanabisit janë shumë të vogla, sepse nuk ka një përdorim të gjerë, ka vetëm një përdorim eksperimental dhe shkencor.

Në Itali për shembull që është një vend i madh dhe ka kërkim shkencor prodhohet një sasi kanabisi shumë e vogël për kërkimin shkencor, por ama prodhohet me kontrollin e ushtrisë, nuk e ka askush tjetër, e ka ushtria italiane që kontrollon prodhimin e kanabisit për arsye shkencore,” – u shpreh Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat