30 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje

Shqipëria

30 mijë maturantë zhvillojnë sot provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Sot do zhvillohet provimi i fundit nga Matura Shtetërore 2023, atë të lëndëve me zgjedhje.

30 mijë maturantë do bëjnë testin i cili është caktuar në nisë në orën 10 dhe do zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Ditën e djeshme kanë dalë dhe rezultatet e maturantëve në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta, janë më shumë se vitin e kaluar. Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.

Konkretisht, janë 1591 nxënës që janë vlerësuar me notën 10 e nga këta, vetëm 15 kanë arritur të marrin 10 absolute. Nga ana tjetër, janë 1602 maturantë mbetës, të vlerësuar me notën 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat