A do të ripërsëriten zgjedhjet? Kolegji Zgjedhor merr vendimin për Bashkinë e Kamzës

Shqipëria

A do të ripërsëriten zgjedhjet? Kolegji Zgjedhor merr vendimin për Bashkinë e Kamzës

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë padinë e bërë nga koalicioni Bashkë Fitojmë për përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Kamzës.

Me vendimin e sotëm (19 qershor 2023) Kolegji vendosi të lërë në fuqi rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 14 majit ku Rakip Suli fitoi ndaj kandidatit të “BF” Arjan Hoxha.

Gjithashtu u rrëzuan edhe kërkesat e tjera të koalicioni “BF” që kërkonin ekspertë të huaj për shqyrtimin e funksionimit të pajisjeve elektronike, krahasimi e rezultatit elektronik me atë fizik si dhe hapjen e kamerave të sigurisë të vendosura ditën e votimit.

4 ditë më parë, Kolegji mori të njëjtin vendim edhe për ankimimin e “BF” për Bashkinë e Belshit.

Ndërkohë deri tani Kolegji ka vendosur që të përsëriten zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat