Kushdo qoftë Alma, nuk e lan dot mëkatin e Safetit

Shqipëria

Kushdo qoftë Alma, nuk e lan dot mëkatin e Safetit

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 12:09
Alma

Safet Gjici u kap me vegla në dorë në zyrën e shtetit, në zyrën e të parit të bashkisë së Kukësit. Safet Gjici abuzoi me postin shtetëror, shkeli ligjin dhe moralin dhe video e shpërndarë në telefonin e çdo shqiptari, nuk bëri asgjë tjetër veçse nxori zbuluar një sistem të tërë që funksionon njësoj, ngado të shkosh. Kaq është e vërteta dhe këtu i vihet pika fjalisë. Çdo tentativë tjetër për të mbuluar diellin me shoshë, është e kotë.

Safeti mund të jetë viktimë e sistemit që ka financuar me paratë e veta dhe është pjesë, por nuk është viktimë as si individ, as si mashkull e as si burrë.

Pa pritur të mbarojnë Memet në rrjet, mediat afër pushtetit kanë filluar një fushatë të vërtetë, gjoja demaskimi, të gruas me të cilën Safeti kryente seks oral në zyrë. Iu publikua emri, qyteti ku ka lindur, ku banon, si jeton etj. Një herë e nxorën të lidhur me krimin e thanë që punon për një bandë kriminale që shantazhon njerëzit publikë. Pastaj, këtë profesionin e saj e lidhën edhe me vdekjen e një personazhi publik duke i lëvizur kockat në vend të ndjerit.

Por a e nxjerr kjo burrë të mirë Safetin? Jo!

Pa kaluar ora, të tjera media - çuditërisht sërish nga ato të oborrit - publikuan lajme të tjera duke thënë se këtë punë kjo Alma e kishte mënyrë jetese dhe se ishte aq e zonja sa kishte edhe një kompani të vetën, të regjistruar me emrin e vet ne QKK. A i ka dhënë tenderë Safeti, Almës? Këtë duhet të na e thotë drejtësia.

A e nxjerr kjo Safetin burrë të mirë? Jo!

S'kish kaluar as një orë kur mediat u mbushën me foton e Sali Berishës dhe Almën në krah. Të ketë shkuar dhe me Salën kjo dhe ta ketë shantazhuar më pas? Ndoshta! Mund të ketë ndodhur edhe kjo dhe Saliu ka paguar gjobën.

Por a e nxjerr kjo gjë Safetin burrë të mirë? Jo dhe jo!

Prandaj ky është nga ato raste kur propaganda duhet te rrijë sus. Kur Safeti duhet të shkojë në burg e të zhduket nga jeta publike, siç edhe ka ndodhur. Ky është nga ato raste që, ky pushtet qe imoralitetin e ka kthyer ne normë dhe filozofi, duhet të ulet dhe të reflektojë, të kuptojë që këto lloj punësh veç këtë fund mund të kenë. Ky është nga ato raste kur njerëzi/votuesit duhet të kuptojnë që një thes miell në kohë fushate nuk ua rregullon as jetën dhe as të ardhmen.

Kaq!

Cilado qoftë Alma, ato që pamë në mënyrën më të shëmtuar të mundshme ishin veglat e Safetit në zyrë shteti. Të tjerat janë pallavra kafenesh që duhet ti sqarojë drejtësia dhe vetëm ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat