Dasho: I rrezikshëm legalizimi i kanabisit në Shqipëri

Shqipëria

Dasho: I rrezikshëm legalizimi i kanabisit në Shqipëri

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 12:08
Ilustrim

Qeveria ka miratuar projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. 

Këshilli i Ministrave publikoi projektligjin e miratuar, ku specifikon një sërë kriteresh për ata që duan të marrin licencën, por edhe sanksionesh në rast shkeljesh.

Mjeku Erion Dasho,  është shprehur se vendi ynë ka një problem shumë të madh me drogën dhe vendimi nga qeveria për k legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore nuk është i duhur.

Erion Dasho deklaroi se: “Në qoftë se të rinjve shqiptar i jepet sot mesazhi që kanabisi u përdorka edhe për qëllime mjekësore, atëherë u krijohet në një farë mënyrë një legalizim social, një legalizim shoqëror i përdorimit të kanabisit. Dhe kanabisi nga një fenomen i cili duhet të jetë shoqëror dhe shëndetësor i papranueshëm bëhet një fenomem shoqërisht i pranueshëm, pra derisa shteti po e lejon prodhimin e kanabisit nuk ka gjë të keqe dhe një adoleshent ta përdorë atë, të paktën kështu e mendon një adoleshent në mendjen e tij.Pra fenomeni bëhet lehtësisht i pranueshëm ndërkohë që lëvizjet ndaj fenomeneve të dëmshme shoqërore kanë arritur në ekstreme".
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat