Inceneratori i Fierit/ Bllako akuza SPAK: Shkelje flagrante e ligjit, hakmarrje personale

Shqipëria

Inceneratori i Fierit/ Bllako akuza SPAK: Shkelje flagrante e ligjit, hakmarrje personale

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 12:16
Inceneratori i Fierit/ Bllako akuza SPAK: Shkelje flagrante e ligjit, hakmarrje personale

Seanca e sotme gjyqësore,  ku avokatët mbrojtës të të pandehurve për dosjen e inceneratorit të Fierit do të paraqisnin konkluzionet e tyre u shoqërua me debate të ashpra.

Ish-deputeti Alqi Bllako hodhi akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme. SPAK në seancën e kaluar vendosi të kërkonte ndryshimin e akuzës duke rikthyer akuzën fillestare për “shpërdorim detyre” si funksionar i lartë shtetëror dhe jo si funksionar publik.

Sakaq, Bllako në sallën e gjyqit deklaroi se rikthimi tek akuzat fillestare nga ana e prokurorit Dritan Prençi është një shkelje flagrante e ligjit.

Mes të tjerash Bllako pretendon se nuk ka qenë zyrtar i lartë publik, por funksionar i lartë civil, ndërsa paralajmëroi se shkeljet e konstatuara do t’i ankimojë jo vetëm në KLP, por deri në Strasburg.

Shkelja e ligjit është aq flagrante se nuk di nëse ka të bëjë me injorancën profesionale apo një hakmarrje personale. Vetëm SPAK mund të akuzojë për një detyrë që nuk ka qenë detyra ime. Standard i hapur esktraligjor, duke çuar përpara një axhendë hakmarrjeje personale ndaj personit tim. Kush konsiderohet funksionar i lartë shtetëror e përcakton Kushtetuta. E ftova prokurorin në seancën paraprake të citonte një ligj të vetëm se ku bazohet, nuk dha sqarime sepse diçka e tillë nuk ekziston. Është njësoj si gjykata të çojë për gjykim çështjen me akuzën shpërdorim detyre, ndërsa në konkluzionet përfundimtare prokuroria të ngrejë akuzën vrasje me paramendim. Është haptazi shpërdorimi i prokurorit, me qëllim hakmarrjen personale. Një atentat ndaj gjykatës paraprake. Një shkelje e tillë jo vetëm do ankimohet në KLP, por deri në Strasburg”, mësohet të jetë shprehur Bllako para togave të zeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat