Gjenden dhjetëra granata të pashpërthyera

Shqipëria

Gjenden dhjetëra granata të pashpërthyera

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 12:23
Ilustrim

Të paktën 30 granata të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar në fshatin Ballaban të bashkisë Këlcyrë.

Granatat janë zbuluar gjatë punimeve për rikonstruksionin e rrugës, pranë banesës së shtetasit Robert Kanani.

Pritet ndërhyrja e Forcave Xheniere për heqjen e tyre.

Banorët që kanë konstatuar granatat kanë njoftuar menjëherë policinë e Gjirokastrës, ndërkohë që zona është rrethuar për të shmangur çdo incident pasi granatat janë të pashpërthyera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat