“Nuk lejonte askënd në zyrë me celular”- Gazetarja tregon rregullat strikte të Safet Gjicit: Kamerat ishin në çantën e vajzës. Po hetohen nëse ka një tutor nga pas

Shqipëria

“Nuk lejonte askënd në zyrë me celular”- Gazetarja tregon rregullat strikte të Safet Gjicit: Kamerat ishin në çantën e vajzës. Po hetohen nëse ka një tutor nga pas

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga hetimet e SPAK në lidhje me skandalin seksual të ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Lala u shpreh në emisionin “Open” se vajzës që shfaqet në video me të i janë mbajtur sendet personale para se të futej në zyrë, kjo pasi kohët e fundit Safet Gjici nuk lejonte askënd të futej me celular.

Kamera, shtoi Lala, ka qenë e vendosur në çantën e vajzës. Nga ana tjetër një nga këshilltarët bashkiakë e kishte kërcënuar Gjicin disa ditë më parë: Qëndro edhe pak në zyrë, sepse do ta shohësh se çfarë do të ndodhë.

“Vajzës i janë mbajtur shumë gjëra jashtë para se të futej në zyrë, i janë mbajtur celularë… Kohët e fundit Gjici nuk lejonte që të futej asnjë me celularë. Vajza ka pasur katër kamera dhe ka shpëtuar vetëm një kamera që ka qenë e vendosur, një stilolaps në cepin e çantës, sipas SPAK. Pyetja që shtrohet është që e ka bërë për qëllime personale apo ka një tutor nga pas?

Kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje SPAK.  Nga informacionet që kam, sipas hetimeve të SPAK, në një mbledhje të fundit në Bashkinë e Kukësit, një nga këshilltarët i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak ditë në zyrën e bashkisë se do ta shohësh çfarë do të ndodhë’, tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat