Pedagogia: Në Shqipëri punonjësi nuk merr atë që i takon, ndryshe është jashtë

Shqipëria

Pedagogia: Në Shqipëri punonjësi nuk merr atë që i takon, ndryshe është jashtë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 08:31
Pedagogia Mirela Miti

Pedagogia Mirela Miti tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se në Shqipëri punonjësi nuk merr aq sa i takon për punën që kryen, ndërkohë që ndryshe funksionon jashtë shtetit.

Ajo apeloi që bizneset në vendin tonë të marrin shembull nga vendet e huaja.

“Ajo që unë shikoj është mos ndryshimi i mentalitetit për mënyrën e të bërit të bizneseve. Kjo qasje duhet të ndryshojë sepse sa më shumë të vlerësohet krahu i punës dhe fuqia punëtore, nuk mund të themi që nuk ekzistojnë në Shqipëri. Shqipëria ka shkollat profesionale që vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot e kësaj dite. E kam për mënyrën se si trajtohet fuqia punëtore, se si mundesh ta trajtosh dhe ta shikosh fuqinë punëtore, jo si person pa një lloj vlerësimi që i takon.

Fuqia punëtore duhet parë si një bashkudhëtar i gjithë këtyre pronarëve sepse fitimet do të varen shumë nga mënyra se si ti e trajton punonjësin. Në momentin që ti do t’i japësh punonjësit atë që i takon normalisht dhe fitimet do të jenë më të larta sepse rendimenti i punonjësit do të jetë më i lartë,” – u shpreh Miti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat