Policia kontrolle brenda kampit të MEK në Manzë, detajet e para

Shqipëria

Policia kontrolle brenda kampit të MEK në Manzë, detajet e para

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia e Shtetit po ekzekuton një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit.

Burime nga blutë bëjnë me dije se urdhëri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe  parandalimin e sulmeve kibernetike.

Në zbatim të këtij urdhëri kontrolli të lëshuar nga gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin dhe në këto momente janë duke hyrë brenda kampit.

Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera mbi këtë operacion të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat