​INSTAT: Numri i vizitorëve në prill rritet për 55.6 %

Shqipëria

​INSTAT: Numri i vizitorëve në prill rritet për 55.6 %

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 11:31
Shqipëri

Fluksi i turistëve në muajt e parë të vitit përcjell sinjale pozitive për një sezon të mbarë turistik në Shqipëri.

Instituti i Statistikave (INSTAT) në Shqipëri publikoi së fundmi raportin mbi strukturat akomoduese, sipas të cilit numri i vizitorëve gjatë muajit prill shënoi rritje me 55.6 %, në krahasim me prillin e vitit të shkuar 2022.

Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e tjerë, numri i vizitorëve rezident, i cili shënoi rritje me 26.5 % dhe numri i vizitorëve jo-rezident, i cili shënoi rritje me 85.6 %.

Numri i vizitorëve jo- rezident, të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 88.7 %. Në zonat jo-bregdetare ky tregues është rritur me 88.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Referuar të dhënave, numri i netëqëndrimeve gjithsej u rrit me 81 %, në krahasim me prillin e 2022-shit. Numri i netëqëndrimeve nga rezident është rritur me 62.6 % dhe numri i netëqëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 94.9 %.

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë, sipas INSTAT-it, është 13.5 %, kundrejt 10.2 % që ishte në muajin prill 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat