Zëdhënësi i MEK: Një i vrarë nga kontrollet e policisë në kampin e muxhahedinëve

Shqipëria

Zëdhënësi i MEK: Një i vrarë nga kontrollet e policisë në kampin e muxhahedinëve

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Zëdhënësi i MEK ka raportuar se si pasojë e kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Shtetit  në qendrën e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit, ka mbetur i vrarë një banor i Ashrafit.

Sipas zëdhëbësit të MEK kanë mbetur të plagosur dhe 36 persona të tjerë. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar apo konfirmim nga policia shqiptare.

“Një banor i Ashrafit u vra nga sulmi i policisë.

Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë.

Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri.

Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit”, njofton zyrtari i MEK.

Situata mbetet e paqartë dhe nuk dihen ende çfarë po ndodh me saktësi brenda kampit të muxhahedimnëve në Manzë të Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat