Aksioni në kampin e muxhahedinëve, banori i MEK: Është një marrëveshje me regjimin e Iranit

Shqipëria

Aksioni në kampin e muxhahedinëve, banori i MEK: Është një marrëveshje me regjimin e Iranit

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 13:05
Banori i MEK

Ka përfunduar aksioni i policisë brenda kampit MEK. Banorët i kanë shoqëruar me protesta dhe në pankarta ata akuzojnë policinë shqiptare se ka vrarë një prej tyre.

Një nga banorët deklaroi me bindje se ka një të vrarë, pavarësisht se policia e mohon, madje ftoi kamerën e Euronews Albania të shkojë në ambientet ku po mbahen të plagosurit dhe viktima.

Sipas tij bëhet fjalë për një marrëveshje me regjimin e Iranit dhe prandaj erdhi ky sulm. Pavarësisht se gazetarja Kloida Gjuzi i kujtoi banorit se Shqipëria i ka ndërprerë marrëdhëniet me Iranin pas sulmeve kibernetike, banori u shpreh se ishte i bindur që sulmi erdhi si pasojë e një marrëveshje mes dy shteteve.

Banori shtoi gjithashtu se do lajmërojnë në gjithë botën që policët shqiptarë vranë një muxhahedin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat