“Thyen dyert, na morën kompjuterët”, anëtarja e MEK akuza policisë: Prisnim që të mbroheshim këtu, por më vranë shokun e ngushtë

Shqipëria

“Thyen dyert, na morën kompjuterët”, anëtarja e MEK akuza policisë: Prisnim që të mbroheshim këtu, por më vranë shokun e ngushtë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 13:36
Liderja e opozites

Anëtarja e MEK tha se janë sulmuar në Iran, por në Shqipëri priteshin të mbroheshin. Gjithashtu ajo theksoi se miku i saj i ngushtë mbeti i vrarë nga ky aksion i policisë.

Më tej theksoi se nuk kanë armë dhe asgjë. Anëtarja u shpreh: “Erdhën dhe filluan të godasin njerëzit tanë. Jemi shumë të tronditur. Ne i besojmë Shqipërisë, policisë shqiptare , kemi vite që jemi këtu. Ne e duam popullin shqiptar, por ajo që ndodhi nuk e prisnim. Ata thyen derën, më pas ne i hapëm vetë dyert, por na morën kompjuterët dhe miku im më i ngushtë mbeti i vrarë.”

Ndërkohë anëtarët e kampit të muxhahedinëve mbyllën derën kryesore, për të mos lejuar policinë  në ambientet e kampit.

“Nuk  e dimë përse erdhi policia, kanë sulmuar brenda në kamp. Janë vrarë dy muxhahedinë, të tjerë i kanë rrahur. Nuk kanë njoftuar , as letër e asgjë. Por erdhën me makina pa lajmërim. Ky sulm i policisë shqiptarë ndihmon regjimin e diktatorit iranian. Kush person do të përgjigjet për viktimat tona. Sot janë vrarë dy”, u shpreh një protestuar.

Protestues të shumë kanë kundërshtuar aksionin e policisë. Ata kanë theksuar se nuk janë terroristë, dhe pretendojnë se policia ka përdorur gaz lotsjellës.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi nga vendi i ngjarjes rreth situatës së tensionuar në zonë, ndërsa anëtarët e kampit kanë thënë se ka të vdekur dhe të plagosur nga ky aksion. Ndërkohë forcat e policisë tashmë janë jashtë ambienteve të kampit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat