“Standard, jo diktaturë”, protesta e studentëve të mjekësisë kundër punësimit të detyruar

Shqipëria

“Standard, jo diktaturë”, protesta e studentëve të mjekësisë kundër punësimit të detyruar

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 13:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë protestuan këtë të hënë kundër diskutimeve të qeverisë që ata të lidhin kontrata punë pas përfundimit të studimeve.

Studentët kërkuan nga shteti që të ketë zgjidhje efektive dhe jo t’i detyrojë të punojnë në Shqipëri tri vite pas përfundimit të studimeve.

“Standard, jo diktaturë”, ishte thirrja e të rinjve përpara Rektoratit të Mjekësisë.

Ne nuk duam të ndihemi të kushtëzuar, e vendosim vetë se çfarë do bëjmë me jetën tonë. Ne duam të rrimë këtu, të ikim jashtë, është puna jonë dhe askush tjetër”, thanë studentët.

Disa ditë më parë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, prof. Arben Gjata Rektor i UMT dhe prof. Xheladin Draçini, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, zhvilluan një takim të parë konsultativ me studentë të Fakultetit të Mjekësisë, me qëllim punësimin dhe kontributin e tyre në atdhe pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të caktuar kohore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat