Përplasja me policinë, reagon mjeku i kampit të MEK: Burra e gra kanë mbetur të lënduar, 6 persona ndodhen te ‘Trauma’

Shqipëria

Përplasja me policinë, reagon mjeku i kampit të MEK: Burra e gra kanë mbetur të lënduar, 6 persona ndodhen te ‘Trauma’

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 13:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një mjek i kampit ka thënë për “News24” deklaroi se viktima nuk ka pasur probleme më parë, por shkaku i vdekjes është përdorimi i një lloji gazi nga policia.

Gjithashtu ai theksoi se janë 200 veta përfshirë gra dhe bura që janë të dëmtuar dhe se 6 prej tyre janë nisur menjëherë në spitalin e Traumës.

“Personi në fjalë ka ndërruar jetë për shkak të përplasje me policinë pasi pretendojnë se ka marrë goditje në pjesën e majtë të kokës.

Dhe më pas si pasojë e gazit lotsjellës gjendja e tij është rënduar”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat