Koordinim me partnerët për kontrollin e MEK? Çuçi: Ata nuk janë pjesë e marrëveshjes, jemi shtet i pavarur

Shqipëria

Koordinim me partnerët për kontrollin e MEK? Çuçi: Ata nuk janë pjesë e marrëveshjes, jemi shtet i pavarur

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 19:20
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në konferencën me gazetarët këtë pasdite pas tensioneve të shkaktuara në kampin e MEK, është pyetur nëse për këtë operacion, janë njoftuar më herët partnerët amerikanë.

Çuçi deklaroi se nuk ka pasur koordinim me partnerët amerikanë, duke shtuar se këta të fundit nuk janë pjesë e marrëveshjes për strehimin në Manzë të muxhahedinëve, duke shtuar se Shqipëria është shtet i pavarur.

Ai shtoi se amerikanët vijojnë të mbeten aleatët strategjikë të vendit tonë, dhe se sa i takon zbatimit të ligjit, janë në një linjë.

Në asnjë moment nuk  ka pasur dhunë! Nuk e di nga kanë dalë ata në konkluzionin që ka pasur dhunë, e kundërta ka ndodhur. Duhet ta kenë të qartë të gjithë që vendimet e gjykatës nuk diskutohen por vetëm respektohen.

Ata as nuk pranuan ta lexojnë vendimin e gjykatës, por kaluan edhe më tej. Ajo deklarata për dhunë duhet tërhequr pas sepse s’ka pasur dhunë. Po gjetën një rast që një efektiv ka prekur qoftë dhe një me dorë, të hapin kamerat, mund ta quajnë dhunë, por as prekje s’ka pasur jo më dhunë.

Amerikanët nuk janë pjesë e marrëveshjes, ata janë partnerët tanë më të ngushtë, dhe jemi në një linjë me ta për zbatimin e ligjit. Ne jemi shtet i pavarur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat