Çerdhe terrorizmi ndërkombëtar në Manzë? Hide: Muhaxhedinët kanë libër rregullash

Shqipëria

Çerdhe terrorizmi ndërkombëtar në Manzë? Hide: Muhaxhedinët kanë libër rregullash

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 20:35
Foto nga vendngjarja

Ditën e sotme, Policia e Shtetit me urdhër të SPAK ka realizuar një operacion në kampin e MEK në Manzë. Një operacion i cili u shoqëruar me tensione dhe policë të lënduar.

Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide tha se në kamp janë më shumë se 2-3 anëtarë të cilët po shtohen, pavarësisht se aty nuk ka marrëdhënie familjare.

Ai shtoi se serverat që sekuestroi policia janë përdorur për të organizuar sulme kibernetike ndaj disa shteteve të lindjes së mesme, por ende nuk dihen emrat.

Meçollari u shpreh se rezistenca e anëtarëve të MEK ishte e paligjshme dhe theksoi se aktiviteti i kryer nga MEK implikon automatikisht edhe shtetit shqiptar, pasi kryhet nga territori i këtij të fundit.

Hide: Përzgjedhja është strategjike. Që të jetë afër detit, për mundësi evakuimi në rast sulmi. Janë më shumë se 2-3 mijë iranianë në kampin e MEK dhe ata vazhdojnë të shtohen. Ata kanë një libër rregullash dhe nuk krijojnë marrëdhënie familjare.

Mecollari: Kur policia vete me një urdhër gjykate për kontroll nuk ka më rezistencë, çdo rezistencë është e jashtëligjshme. Urdhrat e gjykatës janë të detyruar të zbatohen me të gjitha forcat.

Policia ka hyrë për kontrolle dhe anëtarët e MEK e kanë kundërshtuar, duke mos pasur të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë.

Hide: Ideja është që këto servera janë përdorur për të organizuar sulme ndaj qeverive të vendeve të lindjeve të mesme, por nuk përmendet Irani. Nëse do të ishte për Iranin, SPAK duhet të vepronte para shumë kohësh.

Ata janë shumë të organizuar, pothuajse sekt. Bëhet fjalë për aktivitete të paligjshme ndaj vendeve të lindjes së mesme, nuk dihet se ku, por janë disa.

Mecollari: Veprimtaria e MEK cënon sovranitetin e një shteti tjetër nëpërmjet sulmeve kibernetike. Duke e kryer këtë aktivitet nga territori shqiptar automatikisht ato implikojnë shtetit shqiptar. r.t

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat