Policia publikon pamjet nga operacioni në kampin e muxhahedinëve, disa prej tyre hidhen para furgonit!

Shqipëria

Policia publikon pamjet nga operacioni në kampin e muxhahedinëve, disa prej tyre hidhen para furgonit!

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 20:58
Foto nga vendngjarja

Policia ka publikuar pamjet e operacionit të zhvilluar këtë të martë në kampin e muxhahedinëve në zonën e Manzës.

Në video duket momenti i ndërhyrjes së policisë, teksa disa prej tyre tentojnë të fshehin disa sende duke i futur në qese të zeza.

Më pas dy persona shfaqen me disa shkresa në duar duke i djegur ato para se të bien në duart e policisë shqiptare.

Në pamje duken edhe sallat me kompjuterë të cilët janë sekuestruar gjatë operacionit. Gjatë gjithë aksionit vihet re një rezistencë nga ana e muxhahedinëve ndërkohë që disa prej tyre hidhen para furgonit të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat