19-vjeçari përplas me makinë të moshuarin në Berat, 70-vjeçari po lëvizte me biçikletë

Shqipëria

19-vjeçari përplas me makinë të moshuarin në Berat, 70-vjeçari po lëvizte me biçikletë

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë lëndimin e një të moshuari ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Berat.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:10 në rrugën “Bulevardi Republika”, ku automjeti tip “Benz”, me drejtues Sh.F., 19 vjeç, ka goditur biçikletën që udhëtonte M.K., 70 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës është dëmtuar dhe po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Sh.F., u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat