Muzikë të lartë në lokal, procedohet penalisht 23 vjeçari

Shqipëria

Muzikë të lartë në lokal, procedohet penalisht 23 vjeçari

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 08:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 23 vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Tiranës nën akuzën e prishjes së qetësisë publike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe parandalimin e ndotjes akustike, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Mine Peza”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për menaxherin e lokalit, 23 vjeçari, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat