Berat/ Përplaset nga 19-vjeçari me makinë, i moshuari përfundon në spital

Shqipëria

Berat/ Përplaset nga 19-vjeçari me makinë, i moshuari përfundon në spital

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme një i moshuar 70-vjeçar i cili po ecte me biçikletë, është përplasur nga një 19-vjeçar me makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 në rrugën “Bulevardi Republika”, ku 19-vjeçari me automjetin tip “Benz” përplaset me biçikletën e të moshuarit.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës është dëmtuar dhe po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 19-vjeçari Sh.F., u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat