“Thika ka vajtur atje ku nuk mban më”/ Kontrolli i policisë në MEK, çfarë po paralajmëron avokati Beqiri?

Shqipëria

“Thika ka vajtur atje ku nuk mban më”/ Kontrolli i policisë në MEK, çfarë po paralajmëron avokati Beqiri?

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 10:10
MEK

Avokati Idajet Beqiri tha në një intervistë për “Good morning Albanians" se muxhahedinët mund të duan të ikin nga Shqipëria.

Sipas tij aksioni policor i realizuar ditën e djeshme mund të jetë një arsye që ata do të përdorin për t’u larguar pasi nuk janë ndjerë ngrohtë në vendin tonë. Avokati theksoi se deri te kontrolli i banesës dhe sekuestrimi i mjeteve kanë kaluar shumë faza, kështu që dyshimet kanë qenë të sigurta.

“Kjo do të thotë që thika ka vajtur atje ku nuk mban më. Problemi është që bashkëpunimi i tyre është në ndërgjegje të tyre, s’mund të futemi në brendësi të atij komuniteti. Problemi aty mund të jetë edhe kompleks, edhe ata vetë mund ta kuptojnë. Ata erdhën aty dhe kur marrëveshja është bërë ishte Obama president i SHBA-së dhe kishte tjetër qëndrim ai për këtë kamp.

Kur ishte president Trump ai kishte qëndrim diametralisht të kundërt me Obamën, Biden ka thuajse të njëjtin qëndrim me Obamën, por edhe brenda kampit reflektohen këto gjëra. Ata mbase dhe vet nuk e ndjejnë dot veten ngrohtë në Shqipëri dhe si rrjedhojë mund të gjejnë dhe pretekste që t’i largojnë prej këtej, por nuk i dimë ne këto gjëra,” – deklaroi Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat