Avokati Idajet Beqiri zbardh detaje nga aksioni policisë në MEK: Ja çfarë dyshon SPAK

Shqipëria

Avokati Idajet Beqiri zbardh detaje nga aksioni policisë në MEK: Ja çfarë dyshon SPAK

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 10:20
Idajet Beqiri

Avokati Idajet Beqiri komentoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania tensionet e djeshme në kampin e muxhahedinëve në Manzë, pas kontrolleve nga policia me urdhër të SPAK.

Ai sqaroi se ka një procedim penal që ka nisur nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe kësaj të fundit i takon të grumbullojë prova, duke argumentuar kështu dhe urdhrin e tyre për kontroll brenda kampit.

Avokati shtoi se ka fakte që i lidhin banorët e MEK-ut me sulmin kibernetik që Irani ka kryer ndaj Shqipërisë para se vendi ynë të shkëpuste plotësisht çdo marrëdhënie me këtë shtet.

“Ka një procedim penal që ka nisur SPAK dhe është regjistruar pas asaj që u konsiderua me të drejtë si një luftë që një shtet i huaj i bëri Shqipërisë, një agresion kibernetik dhe që faktikisht efektet negative të tij ishin të gjithanshme dhe ne na dëmtuan vërtetë rëndë. Në këtë kuadër, të një procedimi penal, SPAK po grumbullon prova dhe po shikon nga erdhi, çfarë indicie ka e të tjera dhe në këtë kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar që ka mjaft të dhëna, ka mjaft indicie, ka fakte të cilat e lidhin edhe vet MEK-un, pra aparaturat e tyre, gjithë strukturën e tyre kibernetike që kanë lidhur atje brenda, nuk janë thjesht kompjutera atje, por një sistem i tërë, ju e patë sa janë sekuestruar. Në këtë kuadër dyshohet nga ana e SPAK-ut që aty funksionon një organizatë kriminale dhe e ka luajtur rolin e vet në lehtësimin e atij sulmi që i është bërë Shqipërisë nga ana e Iranit,” – u shpreh Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat