Berisha kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Unë ndjehem një muxhahedin! Balla: Kuvendi s’mund të përfshihet në çështje të drejtësisë

Shqipëria

Berisha kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Unë ndjehem një muxhahedin! Balla: Kuvendi s’mund të përfshihet në çështje të drejtësisë

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 10:51
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditë në Kuvend, duke kërkuar shtimin e çështjes së aksionit të policisë në kamion MEK në Manzë të Durrësit.

Ai tha se sot ndjehet një muxhahedin, luftëtar i lirisë, ndërsa hodhi akuza ndaj policisë për vdekjen e njërit prej tyre.

Berisha kërkoi largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm dhe një minutë heshtje për viktimën.

Kjo është kundërshtuar nga kreu grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili theksoi se Kuvendi nuk mund të përfshihet në çështje që i takojnë drejtësisë.

Berisha: Jam këtu për të deklaruar sot se në këtë moment ndjehem më shumë se kurrë njëri prej tyre, ndjehem një muxhahedin, luftëtar i lirisë. U shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të mbështetjes dhe simpatisë. Ndjehem sot muxhahedin sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vet, në strehë të vet, një luftëtar lirie. Ndjehem sot muxhahedin më shumë se kurrë, sepse aktakuza e djeshme që lexuat, është historia më e turpshme për një vend. Ajo ishte e shkruar në Teheran. Aktakuza bazohej e tëra në shpifje, trillime të shërbimeve të ajatollahëve ndaj luftëtarëve të lirisë. Aktakuza përmbante elementë të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikur nuk është një vend anëtar i NATO-s, por sikur është një vasal i Iranit. Të marrësh ato për bazë, për të ushtruar një reprezalje më të turpshme në historinë e këtij vendi. Ndaj kërkoj largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm. Kërkoj të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë që ra për t’u bërë i pavdekshëm. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje!

Balla: Ka një formë për prezantimin e kërkesave të ndryshimit të rendit të ditës të cilat paraqiten para seancës. Teknika do ia mbyllni pak zhurmuesit.

Berisha: Është gjendje emergjente.

Balla: Ky që bën sikur i dhemb barku, kur drejtësia bën detyrën, Kuvendi as nuk mund të përfshihet dhe të ndërhyjë në çështje që i takojnë drejtësisë. Kuvendi nuk mund të përfshihet kurrsesi, është një çështje ku Policia e e Shtetit ka zbatuar fjalë për fjalë urdhrin e prokurorisë, një institucioni që të gjithë kemi besim, në këtë këndvështrim, ju lutem,përdorimi për qëllime politike një personi të ndjerë që ka humbur jetën…në fund do të jetë fjala e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat