Kokalari flet për Bashën: Më kënaq fakti që u kthye

Shqipëria

Kokalari flet për Bashën: Më kënaq fakti që u kthye

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 08:45
Evi Kokalari

Aktivistja Evi Kokalari e ftuar në Report Tv ka komentuar rikthimin e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike. Në emisionin Real Story, Kokalari thotë se Basha tashmë duhet të fitojë luftën me Berishën.

Një koment e ka edhe për Metën, për të cilin thotë se e mori gjithçka donte nga PD dhe tani po fuqizon partin financiarisht për zgjedhjet e 2025.

“Me kënaq fakti qe Basha është rikthyer.

Jam tek pjesa e argëtimit që është kthyer. Kjo është një luftë që Lul Basha duhet ta marrë me Sali Berishën. Meta mori ca kishte për të marrë nga PD Tani po fuqizon partinë financiarisht dhe do bëhet gati për 2025. Të bëjnë ca të bëjnë, ne do i shikojmë”, tha Kokalari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat