Studentët e mjekësisë sërish në protestë, kërkojnë që MSH të heqë dorë nga ideja për punësimin e detyruar në shtet

Shqipëria

Studentët e mjekësisë sërish në protestë, kërkojnë që MSH të heqë dorë nga ideja për punësimin e detyruar në shtet

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 10:57
Tiranë

Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar propozimin e qeverisë për punësimin e tyre pas përfundimit të studimeve.

Mësohet se dhjetëra studentë janë mbledhur para Fakultetit të Mjekësisë, duke kërkuar që ministria e Shëndetësisë dhe rektorati të heqin dorë nga ideja.

Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria kanë propozuar së fundmi një plan për punësimin me detyrim për të sapo diplomuarit e mjekësisë për një periudhë prej 3 vitesh, ose pagesën e tarifës prej 5000 eurosh për vit akademik.

Propozimi ka ardhur si një tentativë e qeverisë dhe ministrisë për të frenuar largimin masiv të mjekëve nga vendi, por studentët e kanë kundërshtuar kategorikisht këtë plan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat