E zuri poshtë zetori teksa punonte tokën, vdes 20 vjeçari në Peqin

Shqipëria

E zuri poshtë zetori teksa punonte tokën, vdes 20 vjeçari në Peqin

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar ditën e djeshme në Peqin me pasojë vdekjen e një 20 vjeçari. I riu ka qenë duke punuar tokën me zetor kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përmbysur.

Për pasojë, 20 vjeçari ka marrë dëmtime të shumta dhe ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çengelaj.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çengelaj, Peqin, shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Peqin, duke punuar tokën, me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur.

Për pasojë, 20-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat