“Doja të kthehesha në Shqipëri”, neurokirurgu rrëfen vitet e vështira në Spanjë

Shqipëria

“Doja të kthehesha në Shqipëri”, neurokirurgu rrëfen vitet e vështira në Spanjë

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 12:13
Kita Sallabanda

Zhvendosja në Spanjë pas 15 viteve karrierë në Shqipëri ishte një prej momenteve më të vështira për Kita Sallabandën. Në intervistën për “Opinion” në Tv Klan, ai cilësoi se rrugëtimi i karrierës së tij në neurokirurgji nuk ka qenë i lehtë dhe një prej cishte përtypja e ‘degradimit’ të statusit të tij social që kishte në Shqipëri për t’ia nisur nga zero në një vend të huaj.

Blendi Fevziu: Kush ka qenë momenti më i vështirë që ke hasur gjatë momenteve të para të integrimit në Spanjë?

Kita Sallabanda: Fakti që unë isha neurokirurg dhe duhet të punoja si ndihmës neurokirurg, kjo për mua ishte shumë e rëndë.

Blendi Fevziu: Ishte e rëndë psikologjikisht?

Kita Sallabanda: Sepse unë këtu kisha bërë operacione shumë të bukura, shumë të vështira, isha mësuar që të isha mjek primar dhe atje unë duhet të isha një ndihmës dhe mbaj mend një diskutim që kam pasur me gruan time në atë kohë, i thosha që dua të kthehem në Shqipëri sepse nuk e duroj dot këtë situatë. 2-3 vitet e para ishin shumë të vështira, pastaj fillova të ambientohem, të merrem me studime shkencore.

Sallabanda punoi 8 vjet si ndiihmës neurokirurg në Spanjë. Sot ai është një prej emrave të afirmuar dhe më të njohur në neurokirurgjinë spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat