Shqipëri, importet e makinerive dhe pjesëve të këmbimit, 86.6 miliardë lekë

Shqipëria

Shqipëri, importet e makinerive dhe pjesëve të këmbimit, 86.6 miliardë lekë

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 12:55
Banka e Shqipërisë

Importi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit, një tregues direkt i investimeve në ekonomi shënoi rritje me 4.4 % gjatë 5-mujorit të parë të vitit në Shqipëri, duke arritur në 86.6 miliardë lekë nga 70.6 miliardë lekë që ishin në pesëmujorin e parë të 2022-ës.

Importi për mallrat bazë të industrive prodhuese, lidhet me zgjerimin e aktivitetit të këtyre sektorëve dhe interesin në rritje të sipërmarrjes për përdorimin e teknologjive bashkëkohore që përmirësojnë cilësinë e prodhimit.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, Italia, Kina dhe Gjermania janë partnerët kryesore me volumin më të madh në vlerë të importit të kësaj kategorie.

Gjithsej nga Italia gjatë 5-mujorit u importuan 16.4 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.

Nga Kina u importuan 19.5 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Ndërsa, nga Gjermania u importuan 14 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.

Fluksi hyrës i IHD-ve në Shqipëri ka ruajtur një trend rritës pozitiv gjatë viteve. Pavarësisht situatës së krijuar për shkak të pandemisë së COVID-19, dhe luftës në Ukrainë, sërish Shqipëria paraqet interes për investitorët e huaj.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kompanitë e huaja investuan mbi 308 milionë euro në harkun e muajve janar-mars, në rritje krahasuar edhe me 302 milionë eurot e fillimvitit të shkuar.

Pjesa më e madhe i takon fitimeve të riinvestuara të ndërmarrjeve, ose mbi 183 milionë euro. Ky segment, është edhe ai që ka njohur rritjen më të madhe përgjatë viteve të fundit. Sektor tjetër me peshë në investimet e huaja është edhe energjia, e rigjallëruar vitet e fundit dhe me një rëndësi shtesë që pas krizës në Europë, ndjekur nga industria nxjerrëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat