Nuk kishin paguar gjobat, policia kontrollon 932 mjete dhe motomjete

Shqipëria

Nuk kishin paguar gjobat, policia kontrollon 932 mjete dhe motomjete

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet në varësi të DVP Tiranë, ditën e sotme, në zbatim të planit operacional për kontrollin e automjeteve dhe motomjeteve që qarkullojnë ndërkohë që kanë disa masa administrative të pashlyera, kanë ngritur pika kontrolli me qëllim evidentimin e drejtuesve të këtyre mjeteve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Gjatë ditës të sotme, janë kontrolluar në total 932 mjete dhe motomjete.

102 prej tyre kanë rezultuar se kanë kaluar afatin njëmujor të shlyerjes së masave administrative dhe po kryhen veprimet procedurale nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, ndërsa janë këshilluar për shlyerjen e tyre, drejtuesit e automjeteve që janë brenda afatit njëmujor.

Plani operacional do të vazhdojë dhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat