Zgjerojmë shërbimet në Kujdesin Parësor, Manastirliu: 100 psikologë për qendrat shëndetësore

Shqipëria

Zgjerojmë shërbimet në Kujdesin Parësor, Manastirliu: 100 psikologë për qendrat shëndetësore

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 16:43
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Qendra Shëndetësore nr.2 në Tiranë, ka bërë me dije zgjerimin e qendrave socio-shëndetësor me 50 psikologëve dhe punonjës social të rinj, pas 50 qendrave të para, ku tashmë ka nisur të ofrohet shërbimi socio-shëndetësor.

Duke filluar nga dita e hënë hapim thirrjen për punësim për 50 punonjës socialë dhe psikologë, të cilët do të atashohen në strukturat e kujdesit tonë parësor dhe tashmë armata, pas përfundimit të procesit te rekrutimit, do të jenë 100 punonjës socialë dhe psikologë, që do jenë të atashuar në strukturën e shërbimit parësor dhe do të ketë rritje të shërbimeve sociale dhe shëndetësore në kujdesin tonë parësor”,- theksoi Manastirliu.

Duke vënë theksin tek shëndeti mendor, Ministrja Manastirliu tha se në Kujdesin Parësor do të ketë zgjerim të shërbimeve.

Çështjet e shëndetit mendor janë çështje që kërkojnë një adresim të veçantë, sot me shumë se kurrë edhe pas pandemisë COVID-19, ku janë vërejtur problematika të shëndetit mendor, sëmundjeve jo të transmetueshme dhe fokusi ynë është tek fuqizimi sistemit parësor, tek porta e parë e shërbimit dhe zgjerimi i shërbimeve, duke përfshirë punonjësit socialë, psikologët dhe figura të tjera të fizioterapetët, logopedët ne do të kemi mundësi që të kompletojmë Shërbimin Parësor me shërbime që duhet të jenë pranë komunitetit, t’i shërbejnë grupeve vulnerabël dhe vlerësojnë problematika shëndetësore të cilat sot janë në fokus të politikave tona”,- tha Manastirliu.

Gjatë takimit me të moshuarit në këtë qendër, Manastirliu tha se 50 mijë të moshuar kanë përfituar nga rimbursimi i fishave të diabetit falas.

Me politikën e re të MSHMS, në kujdesin parësor ka përfshirë qendra socio-shëndetësore. Janë hapur 50 qendra shëndetësore, të cilat tashmë prej 2022 ofrojnë dhe kujdes të integruar psiko-social, po ashtu brenda këtij viti po zgjerohen duke integruar edhe 50 qendra të tjera në kujdesin parësor me punonjës social dhe psikologë, duke u kthyer kështu për herë të parë strukturat e kujdesit shëndetësor edhe në mbështetje për kujdesin psiko- social, për ato kategori që kanë më shumë nevojë me problematikat e shëndetit mendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat