Alimehmeti flet për zhvillimet në PD zyrtare: Kanë zgjedhur të jenë një subjekt politik më vete

Shqipëria

Alimehmeti flet për zhvillimet në PD zyrtare: Kanë zgjedhur të jenë një subjekt politik më vete

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 17:56
Ilir Alimehmeti

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Ilir Alimehmeti, është shprehur se i sheh i distancuar zhvillimet brenda PD-së zyrtare, ku po krijohet edhe një pol i ri.

Komentet Alimehmeti i bëri përmes një interviste, ku tha se ata kanë zgjedhur të jenë një subjekt politik më vete. Ai shtoi se grupi i “Rithemelimit” në vitin 2022 e kanë çuar çdo vendim në votë dhe sipas tij, një vend demokratik duhet ta çojë gjithmonë fuqinë te votuesit.

“Të them të drejtën, në një botë demokratike, një komunitet ka të drejtë të ndërtojë parti, në Shqipëri ka dhejtëra parti të ngritura. Fokusi im ka qenë në Këshillin Bashkiak. Përsa i përket forcave opozitare, duhet një bashkim i madh.

Unë e kam shprehur qartë këtë 6 muaj para zgjedhjeve. Ajo është një subjekt zgjedhor më vete dhe ne jemi një tjetër subjekt. Shumë të ngjashëm por organet drejtuese kanë vendosur që të dalin më vete. Ku aderon njëri nuk aderon tjetri. Është një subjekt zgjedhor që do të zgjidhë hallet e veta. Është e drejta e tyre që të vendosin brenda statutit të tyre se çfarë do të bëjnë.

Dëshira ime e madhe është të bashkohemi bashkë, por do të respektoj vendimin tuaj. Hapja, po nuk ka mekanizma që e mbështesin hapjen, do një reformism shumë të qartë. Ne në 2022 çdo gjë e kemi çuar në votë. Një vend demokratik duhet ta çosh gjithmonë fuqinë te votuesit”, është shprehur Alimehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat