Gjekmarkaj: Nëse vjeshta e gjen PD në këtë gjendje, në 2025 do përballemi me disfatë

Shqipëria

Gjekmarkaj: Nëse vjeshta e gjen PD në këtë gjendje, në 2025 do përballemi me disfatë

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 18:00
Gjekmarkaj: Nëse vjeshta e gjen PD në këtë gjendje, në 2025 do përballemi me disfatë

Deputeti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me situatën në PD dhe atë se çfarë pritet në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare.

Duke komentuar qëndrimin e Gazment Bardhit, Gjekmarkaj tha se e vlerëson dhe se është qëndrimi i një njeriu që qëndron mes palëve dhe që pret që PD të marrë një ngjyrim konstitucional e institucional.

Ai ka paralajmëruar se nëse vjeshta e gjen partinë në këtë gjendje, në zgjedhjet parlamentare të 2025 do pësohet disfatë.

Më vjen mirë që zoti Bardhi dhe të tjerë janë afruar, ky ka qenë pozicioni im prej një viti, dhe e mbështes në këtë pozicion dhe e përgëzoj që ka bërë rezistencë qoftë për një proces të drejtë brenda asaj partie që ka mbetur, por që është e pamundur të bësh një proces të drejtë në një gjë të shkatërruar nga koha dhe zemërimi i njerëzve dhe zhgënjimi. E çmoj shumë si pozicion nëse vijon ta mbajë. Është pozicioni i një njeriu që rri mes palëve e pret që grupi i PD të zmadhohet e funksionoje si i tillë edhe opozita të nisë të marrë një ngjyrim konstitucional e institucional.

Çështja është ku do e çojë kjo PD, e shoh si një lëvizje pozitive e një përpjekje që duhet mbështetur me shpresën se do kuptohet prej të tjerëve. por shpresa s’mund të vijojë pa fund sepse nëse vjeshta e gjen PD në këtë gjendje, ne shkojmë drejt 2025 duke humbur terren e mendoj se përballemi me një disfatë ku as nuk do të qajmë dot sepse nuk do të na dëgjojë më askush.

Nëse nuk ka vullnet, PD do dëmtohet më shumë e do jetë më pak shpresëdhënëse për elektoratin. Kjo është rruga e duhur për të shkatërruar PD-në”, tha Gjekmarkaj.

Rama një përgjegjësi dyfishe për Kosovën. Shqipëria duhet të jetë e para që ta ndihmojë dhe e fundit që ta paragjykojë. Kosova ka vetëm një mundësi e një rrugë, të jetë pro amerikane.

Kosova nuk mbrohet me lahutë e folklor, por nga NATO e SHBA. Kurti duhet të jetë i kujdesshëm kur hyn në një kurs përplasjesh folklorike. Uroj që ai t’i kthehet arsyes me aleatët.

Mendoj që e ka çuar situatën në ekstrem dhe i ka detyruar aleatët të dalin jashtë deklaratave të tyre të zakonshme.

Mbase është ende në kohën e duhur që ë tërhiqet pas e të largohet nga populizmi dhe folklori historik”, tha ai.

Sa i përket projekt draftit të propozuar nga Rama për krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, Gjekmarkaj tha se Rama duhej të kishte paraprakisht një konsultim me Kurtin dhe qeverinë e Kosovës.

Besoj se rruga e duhu ishte që Drafti të konsultohej së pari me Kurtin e qeverinë e Kosovës pastaj t’i dërgohej kancelarive. Nuk po them që Rama është tradhtar i Kosovës, nuk e përdor këtë gjuhë, por ka pasur një konflikt permanent me kryeministrat e Kosovës gjatë këtyre viteve. nëse do të jesh efikas e të mos e përdorësh për bonus personal duhej konsultim së pari me Kosovën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat