Ish-ushtaraku shqiptar: Moska i mohoi Wagner suksesin e arritur në Ukrainë

Shqipëria

Ish-ushtaraku shqiptar: Moska i mohoi Wagner suksesin e arritur në Ukrainë

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 11:44
Ish ushtaraku Artur Meçollari

Ish ushtaraku Artur Meçollari këtë të shtunë në një intervistë të dhënë për ABC News ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Rusia gjatë orëve të fundit.

Meçollari ka deklaruar se Rusia zyrtarisht është në një luftë civile ku grupi më i madh mercenar ka ndërmarrë një aksion që kërkon shembjen e regjimit në Moskë.

Sipas tij një situatë e tillë është edhe në favor të Ukrainës e cila mund të ndërmarrë kundër ofensiva ndaj Rusisë.

Ish ushtaraku ndër të tjera thekson se një ndër shkaqet e kësaj lufte mund të jetë mohimi i suksesit që ka arritur në Ukrainë grupi Wagner.

“Aktualisht Rusia gjendet në luftë civile me rebelimi e grupit Wagner. Krijon avantazhin për Ukrainën për të ndërmarrë ofensivën kundër Rusisë. Sot kemi jo vetëm blindimin e Moskës, por një autokolonë e madhe është nisur drejt qytetit që është marrë nga kreu i Wagner.

Pritet një përplasje e dy autokolonave në një vend tjetër apo gjatë rrugës. Kjo është situate më e vështirë e krijuar në Risi, dhe teorikisht Rusia është në luftë civile. Çfarëdo Prigozhin deklaron është një grusht shteti pasi ai kërkon largimin e ministrit të mbrojtjes të brendshëm, dhe një pjese të shtabit ushatarak.

E vetmja strukturë ushtarake që ka arritur më shumë sukses në Ukrainë ka qenë grupi Wagner, por dy javë më parë tentoi që ta vendosë atë nën ombrellën ushtarake dhe kjo bëri që ai të zgjidhte mes Rusisë dhe Perëndimit. Prigozhin ndodhet mes sanksioneve të perëndimeve dhe vendimeve të tij dhe pozicionit të Putin që nuk i njohu sukseset e Wagner në agresionin e tij në Ukrainë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat