Zhduket 14-vjeçarja në Fier, prindërit ngrenë alarmin: Ka fikur telefonin, s’dimë me kë mund të jetë larguar!

Shqipëria

Zhduket 14-vjeçarja në Fier, prindërit ngrenë alarmin: Ka fikur telefonin, s’dimë me kë mund të jetë larguar!

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 11:56
Nëna e të miturës

Një 14-vjeçare nga Patosi është larguar nga banesa e saj me një valixhe në dorë dhe s’dihet asgjë mbi fatin e saj.

E mitura, me iniciale J. M., nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër, për herë të fundit mësohet se është parë në terminalin e Fierit dhe është nisur drejt Tiranës.

Nëna e të miturës tha se ditën që u largua e bija nuk ka qenë në shtëpi.

“Më tha goca e xhaxhait, që e kishin parë në foto. Kur e pyetën se ku po shkonte, kishte thënë; do iki t’i çoj rrobat kushërirës”, tha ajo.

E ëma e 14-vjeçares tha se nuk ka asnjë informacion se me kë është larguar e bija, pasi kjo e fundit nuk i kishte tregonte asgjë.

“Iku me valixhe. E kishin parë në Fier. Më tha goca e xhaxhait, që e kishin parë në foto. Kur e pyetën se ku po shkonte, kishte thënë; do iki t’i çoj rrobat kushërirës.

Më nisën foto që po ikte. Kishte ikur me autobus në Tiranë, nuk e kishin kapur dot. Nuk dimë gjë ne. Nuk kemi folur me të. Tani jemi në dorë të shtetit. Ka marrë rrogat e saj, pjastër, opinga. Nuk e dimë se me kë mund të jetë larguar. Asgjë nuk dimë se me kë mund të jetë. Nuk më tregonte asgjë. I thoja; ça ke ndonjë të re. Nuk më tregonte asgjë. Ajo ikte nga shkolla, më thanë shoqet. Nga shkolla asnjë s’më tha gjë se ishte larguar. Nuk di gjë. E kërkoj të ma gjej shteti. Isha jashtë kur ka ikur vajza. Kishte fikur dhe telefonin.”, tha nëna e saj për gazetarin e Neës24, Ervis Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat