Pas formulës për “bashkim” fshihej hipokrizia anti-Basha e Foltores me qëllim gllabërimin e PD-së

Shqipëria

Pas formulës për “bashkim” fshihej hipokrizia anti-Basha e Foltores me qëllim gllabërimin e PD-së

Nga: Rinor Skënderi Më: 24 qershor 2023 Në ora: 12:40
Lulzim Basha

Përfundimisht kanë rënë të gjitha djallëzitë, intrigat dhe alibirat e atyre të shoqatës së “Rithemelimit” apo Foltores, si dhe të atyre që dolën zbuluar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së me 20 Qershor 2023.

Që kur u shpall ishkryetari i PD-së non grata nga SHBA dhe pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së, politika e vjetër e PD-së duke parë se me Bashën kishin të bënin me një personalitet me integritet e dinjitet, duke parë te ai vizionin modern e patriotik të një politikani besnik proamerikan, ata filluan sulmin kundër tij me qëllim për ta asgjësuar atë politikisht dhe me synimin final për ta kapur ata PD-në dhe për ta përdorur atë për interesa personale dhe si mburojë politike për mandatin e përjetshëm të deputetit dhe si avokati politike për të mbrojtur korrupsionin e tyre.

Pas dështimit të thellë të këtyre aventuriereve politik me sulmin për pushtimin e Selisë së PD-së, me uzurpimin e selive të PD-së , dhe sidomos kur ata nuk i njohu ligji si Parti Demokratike dhe sidomos tani pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, llaxoret politike që kishin mbetur në bashkëpunim me të tjerët e foltores përdoren armën e fundit që u kishte mbetur, atë për të penguar dhe për të mos lejuar rikthimin dhe kandidimin e Bashës për Kryetar të PD-së.

Mirëpo tashmë përfundimisht situata është qartësuar , dhe qëllimi i Foltores dhe atyre të tjerëve ka dështuar, sepse ata duke u fshehur pas gjetjes së formulës së bashkimit të PD-së, formula e tyre ka qenë uzurpimi i PD-së, përjashtimi nga PD-ja të Bashës, Alibeajt, Bejkos dhe të elitës së re proSHBA të PD-së. Tashmë nuk ka asnjë alibi, Partia Demokratike është e bashkuar, dhe është një parti demokratike moderne dhe proamerikane, euroatlantike.

PD tashmë mirëfunksionon , ajo ka bërë të gjitha përpjekjet maksimsale dhe të sinqerta për rikthimin në PD të të gjithë atyre që vetë janë vetëlarguar, dhe madje PD bëri atë që nuk do ta bënte asnjë parti politike, ua la zyrat e saj uzurpatorëve të cilët i uzurpuan me një vendim Gjykate të Shkallës së Parë, pa pritur vendimin e Apelit , dhe këtë PD e bëri për të shmangur perplasjen mes demokratë; dhe tjetër kur Gjykata njohu PD-në institucionale, Alibeaj dhe PD i ftoi që të gjithë kandidatët për kryetar Bashkie të zgjedhur nga Foltorja të kandidonin me PD-në dhe jo me LSI-në, por që nuk u mor parasysh nga Foltorja.

PD institucionale mbështeti dhe i votoi këta kandidatë , kurse Foltorja dhe kryefoltoristi në fushartën elektorale të 14 Majit 2023 më shumë sulmonin PD-institucionale, Alibeajn e Bashën se sa Rilindjen dhe keqqeverisjen e saj, ashtu sikurse që bënë edhe zgjedhjet e pjesshme vendore të vitit 6 Marsit 2022.

Grupi i deputetëve të PD-së kryesuar nga Bardhi-Tabaku gjatë kohës që kur Basha dha dorëheqjen , ata paskan punuar tinëzisht e djallëzisht nën rrogoz për dobësimin dhe rrënimin e Partisë Demokratike me qëllim dorëzimin e saj te Foltrorja,dhe rikthimi i Bashës ata i tmerroi se duke qenë inferior , frikacakë dhe të paaftë për drejtimin e PD-së ata paskan dashur që ta eliminojnë politikisht Bashën.

Mirëpo antarësia rinore, kolegji i kryetarëve ,deputetët qëndrestarë, ata të cilët qëndruan dhe bënë të mundur mbijetesën e PD-së e që janë elita e re polititike antikorrupsion dhe proSHBA e PD-së nuk lejuan por asgjësuan të gjitha intrigat dhe komplotet antiPD e antiBasha.Kjo është PD.

Ata që nuk duan dhe nuk e njohin PD në , ata mund të antarësohen te LSI, tani Partia e Lirisë ose të bëjnë parti tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat